Pas Kampionatit Kombëtar, pozitiv me kokainë, përjashtohet përjetë ylli i peshëngritjes

Untitled collage 70 1100x620

Përjashtohet përjetë nga peshëngritja, një prej yjeve shqiptarë të këtij sporti, Arbër Çerçizi.

Sportisti nga Fieri rezultoi pozitiv me kokainë, gjatë Kampionatit Kombëtar të zhvilluar në datat 20 dhe 21 shkurt në Durrës. Vendimi drastik erdhi pasi ai është përsëritës.

 Në vitin 2014, peshëngritësi ishte pezulluar për dy vjet, për shkak se rezultoi pozitiv me substanca të ndaluara.

Çerçizi është një prej peshëngritësve që kanë përfaqësuar Shqipërinë në shumë turne ndërkombëtarë, madje në vitin 2017 u shpall nënkampion i Europës, për peshën 62 kilogramë.