Pfizer nis testimin e vaksinës te fëmijët, do të aplikohet dhe te foshnjat

Pfizer vaksina 1100x620

Pfizer Inc. dhe partneri i tij gjerman, BioNTech SE kanë nisur testimin e vaksinës së tyre kundër koronavirusit te fëmijët nën 12 vjeç.

Zëdhënësi i kompanisë, Sharon Castillo bëri me dije se tashmë vullnetarët e parë e kanë marrë dozën e parë në testimet klinike.

Vaksina është autorizuar nga Administrata Amerikane për Ushqimet dhe Barnat për fëmijët nën 16 vjeç në fund të dhjetorit dhe kompania shpreson që ta shtrijë vaksinimin tek kjo grupmoshë në fillim të vitit 2022.

Testim pedriatik i Pfizer, që përfshin fëmijë nga 6 muaj, vjen pasi të njëjtën gjë e nisi dhe Moderna Inc. javën e fundit.

Aktualisht, në testime janë përfshirë 144 fëmijë, por shumë shpejt ato do të zgjerohen në 4500 aplikantë, të cilët do të ndahen në 3 grupe sipas moshave.