Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Procesi i rindërtimit, Rama: Lagjja e re e Spitallës gati para pranverës së ardhshme

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 15:01 | Politikë
Procesi i rindërtimit, Rama: Lagjja e re e Spitallës gati para

Nga Spitalla ku ishte i pranishëm për të inspektuar ecurinë në kantierin e ndërtimit në lagjen e re, kryeministri Rama premtoi se brenda pranverës së ardhshme, apartamentet do të jenë gati për të gjithë banorët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët që janë në pritje të hyjnë në shtëpi, në apartamente, ta shohin që këtu nuk bëhet fjalë për ardhje në kënetë, këtu bëhet fjalë për ardhje në një lagje supermodel. Pa diskutim do të jetë lagjja më e bukur e Durrësit, pasi këtu do të ndërtohet gjithçka nga e para dhe nuk do të ketë nga ato ndërtimet e së kaluarës, një pa leje këtu e një pa leje atje. Infrastruktura do të jetë e gjitha me standarde si në lagjet europiane.

Nga pikëpamja e kubaturave dhe arkitekturës flet vetë projekti. Do të jenë të jenë të gjithë hapësirat e nevojshme për parkingje. Shkolla, kopshti, çerdhja, qendra shëndetësore, plus lidhja që do të bëhet me magjistralen, do të jetë një nga ato lagjet rezidenciale që janë jo në zemër të qytetit, po që janë në kufij të tij dhe janë të preferueshme nga pikëpamja mjedisore. Me EkoParkun, me Parkun Fotovoltaik që do të prodhojë energji të pastër diellore, me Zonën Ekonomike që është poshtë, me kampusin universitar dhe me stadiumin e ri, është e gjitha një botë e re që po lind këtu dhe po zhvillohet. Brenda pranverës së ardhshme do të jetë një realitet”, tha Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë