Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rikthehet F1, Verstappen “kërcënon” dominimin e Mercedesit

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 19:35 | Sporte të tjera

Botërori i Formula 1 nisi sot zyrtarisht, me dy seancat e provave të lira të Çmimit të Madh të Bahreinit.

Max Verstappen, me Red Bull, regjistroi kohën më të shpejtë në të dyja sesionet, duke treguar se nuk do t’i dorëzohet lehtë dominimit të Mercedesit.

Surprizë ishte Lando Norris (McLaren), i cili në sesionin e dytë të provave të lira regjistroi kohën e dytë më të shpejtë, duke lënë pas kampionin në fuqi, Lewis Hamilton (Mercedes).

Në vend të katërt Carlos Sainz me Ferrari, ndërsa Charles Leclerc nuk shkoi dot më shumë sesa vendi i dymbëdhjetë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë