Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sa të sigurta janë vaksinat kineze dhe cilat janë grupmoshat që do t’i marrin ato? Tomini përgjigjet në A2

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 13:53 | Aktualitet
Sa të sigurta janë vaksinat kineze dhe cilat janë grupmoshat

“Duhet të theksoj se hyrjet e vaksinave në territorin shqiptar kalojnë një proces verifikimi paraprak përkundrejt një komisioni imunizimi teknik dhe kombëtar, të cilët vlerësojnë të gjitha të dhënat që kanë certifikuar vaksinat. Ky komitet ka dakordësuar hyrjen e vaksinave si kineze ashtu edhe ruse në Shqipëri, përkundrejt studimeve, qofshin këto edhe të pjesshme. Elementi i fundit, këto studime që para janarit ishin të vakëta, tani firma që ka prodhuar vaksinën ruse ka dorëzuar dosjen në OBSH për t’u futur në përdorim”.

Kështu u shpreh në Ditari në A2 zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, teksa foli për ardhjen e vaksinave ruse dhe atyre kineze në vendin tonë, si dhe sa të sigurta janë ato.

https://a2news.com/2021/03/26/vaksina-kineze-ne-shqiperi-cfare-duhet-te-dini-per-te/

Më tej, Tomini tregon edhe grupmoshat që do ta marrin fillimisht vaksinën. “Sinovac, vaksina kineze, do të jetë për një imunizim masiv. Kapacitetet janë aktualisht. Janë përfshirë edhe grupmoshat. Ndërkohë, janë përfshirë edhe grupmoshat specifike. Do të vijojë vaksinimi te fasha mbi 80 vjeç, ndërsa do të fillojë vaksinimi edhe te personat nga 70 në 80 vjeç. Kombinimi i këtyre fashave me të gjithë personelin tonë mbështetës sigurisht që nuk paraqet asnjë lloj dileme, jo vetëm nga komiteti i imunizimit, por edhe komiteti teknik. Vaksinat janë certifikuara nga autoritetet rregullatorë të vendeve që e kanë prodhuar dhe e kanë kaluar të gjithë sitën e institucioneve që e kanë miratuar atë për popullatën e tyre. Më shumë se 160 milionë doza janë shpërndarë në mbarë botën, në 22 vende që e kanë në aplikim të popullatës së tyre. Deri tani, mbi 70 individë në mbarë botën kanë marrë vaksinën e Sinovac”, u shpreh Tomini.

Por kush do të vaksinohet pas marrjes së dozave nga personat mbi 70 vjeç? “Me ardhjen e sasive të tjera të vaksinave do të ulet fasha në mbi 60 vjeç e më tej. Do t’i jepet prioritet edhe grupet me sëmundje të tjera. Por kjo do të vijë në mënyrë graduale”.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë theksoi se Shqipëria ka kapacitetet të kryejë deri në 15 mijë vaksina në ditë.

“Kemi mbi 1 mijë (vaksinatorë) persona që do të marrin pjesë në bërjen e vaksinave. Do të bëhen deri në 15 mijë vaksina në ditë”.

https://a2news.com/2021/03/25/rama-do-te-hapim-ne-shqiperi-fabriken-per-prodhimin-e-vaksinave-brenda-majit-vaksinojme-500-mije-qytetare/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani