Sapo u çlirua nga pandemia, Australia “pushtohet” nga minjtë

Përditësuar më: 1/6/2021, ora 18:45
Australia minj 1024x576

Sapo u çlirua nga pandemia, Australia “pushtohet” nga minjtë

Përditësuar më: 1/6/2021, ora 18:45

Nuk mjaftonte pandemia që e ka izoluar për muaj të tërë nga e gjithë bota, as sezoni tejet i ngrohtë veror, por Australia po përjeton tani një tjetër “makth”, pushtimin e minjve.

Sipas autoriteteve, shumëzimi i tyre i jashtëzakonshëm ka filluar në shtetet lindore të ishullit-kontinent, dhe po krijon vështirësi në fushat e punuara por edhe në banesat private, sa që njerëzit ngurrojnë të dalin natën, kur minjtë janë më aktivë, sepse mund të rrethohen nga qindra prej tyre.

Pamje amatoriale të fermave të “pushtuara”

Sipas autoriteteve, në këto zona ka një mesatare 2 minjsh për metër katrorë, rreth 20 milionë të tillë. Edhe pse deri më tani, dëmet më të mëdha kanë qenë materiale, me depozitat e grurit që kanë pësuar sulme të mirëfillta, kanë filluar të raportohen edhe kafshime të izoluara ndaj njerëzve.  

Ekspertët thonë që ngjarje të tilla nuk janë të panjohura në Australi, dhe për arsyeje të ndryshme rishfaqen afërsisht çdo 10 vjet.