“Shënjestroi objektivin në 600 km largësi”, Koreja e Veriut lëshon raketën balistike. Reagon Biden: Do të përgjigjemi

Koreja e Veriut konfirmon se ka zhvilluar një test balistik në orët e para të së enjtes, duke sqaruar se bëhej fjalë për një rakete taktike e komanduar, e llojit të ri.

Kjo është herë e parë që shteti komunist lëshon një raketë balistike në një vit dhe qe kur Joe Biden u zgjodh president. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të reagonin në mënyrë të përshtatshme. Sipas rezolutave të këshillit të sigurimit të OKB-së Koresë së Veriut i ndalohen testet balistike.

Në një deklaratë të lëshuar mëngjesin e së premtes, agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, tha se dy raketat kishin arritur shënjestrën në 600 km largësi në brigjet lindore të Koresë së Veriut, duke kundërshtuar vlerësimet e Japonisë se kishin fluturuar për vetëm 400 kilometra. Siç thuhet, raketa e re është në gjendje të transportojë një ngarkesë prej 2,5 tonë, e cila do të bënte të aftë të mbante testet nukleare.

“Zhvillimi i këtij sistemi artilerie ka një rëndësi të madhe në fuqizimin e kapacitetit ushtarak të vendit dhe në përballimin e të gjitha kërcënimeve ushtarake”, citohet të ketë thënë RiPyong Chol, zyrtari i lartë që mbikëqyri testet.

Udhëheqësi Kim Jong Un nuk ishte i pranishëm. Presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi aktin si një shkelje të rezolutave të OKB dhe tha se po konsultoheshin me partnerët dhe aleatët mbi mënyrën e reagimit. Nëse do të ketë përshkallëzim do të përgjigjemi në mënyrën e përshtatshme, por jemi të përgatitur edhe për diplomaci, ishin fjalët e Biden.