Siguracioni i detyrueshëm i automjeteve, diskutohet sot në komisionet parlamentare

Makina tirane trafik 1100x620

Në komisionin për veprimtaritë prodhuese diskutohen sot ndryshimet në Kodin Rrugor që kanë për synim ta përafrojnë me atë të BE-së.

Çështja më sensitive mbetet gjobitja nëse të mbaron sigurimi i detyrueshëm. Shoqata e Siguruesve kërkon gjoba automatike brenda 30 ditëve.

Por në këtë pikë, del kundër drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, sipas të cilit nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë dakordësi mes palëve në lidhje me këtë çështje. Gjobitja automatike e qytetarëve nuk është një hap në interes të tyre.