Transformimi i industrisë së duhanit po sjell një ndryshim historik

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita Jonë”, në A2, Tommaso di Giovanni, zëvendëspresidenti i komunikimit ndërkombëtar në Philip Morris, foli mbi transformimin që po pëson industria e duhanit.

I pyetur nga producentët Blendi Salaj dhe Aulona Minga se çdo të thotë ky transformim për duhanpirësit në botë, Di Giovanni sqaroi se prej 20 vitesh Philip Morris ka punuar dhe investuar në produkte pa djegie që janë dhe alternativa më të mira kundrejt cigareve, bazuar në shkencë.

“Për sa i përket përkushtimit, jemi shumë më përpara se konkurrentët. E kemi bërë të qartë, të zezë mbi të bardhë, që duam të zëvendësojmë cigaret me produkte pa djegie të mbështetura në shkencë, sa më parë të jetë e mundur. Jemi përpara dhe për faktin se produkti ynë për duhanin me ngrohje, që quhet IQOS, përdoret sot nga 18 milionë përdorues në botë në 64 vende, që përbën 80% të tregut të produkteve me ngrohje. Është bukur të shohësh që dhe kompanitë e tjera po shkojnë në këtë drejtim, dhe nëse përshpejtojnë do të ishte më mirë për të gjithë”.

Sipas Di Giovannit, para 20 viteve pengesa kryesore vinte nga shkenca e teknologjia dhe mirëkuptimi nga ana e popullsisë. “Në tymin e duhanit gjenden qindra komponentë të dëmshëm, shkaktarë të sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen dhe pjesa më e madhe e këtyre komponentëve gjenerohen nga djegia. Duke eliminuar djegien, reduktojmë në mënyrë të dukshme nivelet e substancave të rrezikshme për shëndetin. Për ta bërë këtë duhet mbi të gjitha një shkencë e përparuar dhe një teknologji që e lejon. Ndaj në dekadën e fundit ia kemi dalë të kemi produkte që çlirojnë nikotinë, e cila nuk është shkaktarja kryesore e sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen, duke eliminuar dhe komponentët e dëmshëm. Sot mund t’ia ofrojmë si një alternativë më të mirë, nëse 1 miliard duhanpirësve në botë dhe 850 mijë duhanpirësve shqiptarë, me mesazhin që sigurisht zgjedhja më e mirë është të lihet duhani, por nëse nuk e lini, produktet pa djegie janë një alternativë më e mirë se cigaret.”

Zv. Presidenti i Komunikimit Ndërkombëtar në PMI, thotë se duhanpirësit në Shqipëri ashtu si kudo, meritojnë të kenë informacion të qartë mbi atë që thotë shkenca. Shumë vende të ndryshme po e marrin këtë gjë seriozisht dhe që e ardhmja do të shohë patjetër një botë pa tym më shpejt seç e presim.

Iniciativa e PMI është rishikuar dhe nga entitete të rëndësishme si Agjencia e Shëndetit Publik në Angli, dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave në raportet me të gjithë shkencën mbi cigaret elektronike dhe produktet e duhanit me ngrohje. Konkluzionet e tyre janë shumë pozitive dhe inkurajojnë ndryshimet në veçanti për cigaret elektronike. Administrata e Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për shembull, ka rishikuar qindra e mijëra faqe te evidencave mbi IQOS. FDA është shprehur se tregtimi i IQOS në këtë mënyrë pritet të promovojë shëndetin publik në vend.

Sipas Di Giovannit shumë shtete po rishohin gjithashtu dhe legjislacionet dhe po u mundësojnë konsumatorëve të tyre të informohen bazuar në shkencë. Për shembull në Japoni, nëse i referohemi Tokios çereku i duhanpirësve i kanë lënë cigaret dhe përdorin IQOS. Edhe në Itali, në Milano rreth 17%, e kështu lista mund të jetë shumë e gjatë.

“Ndërkohë pritet që të gjithë ata që kanë një rol, ta bëjnë atë, sepse ndryshimi është i rëndësishëm pasi duhanpirësit e meritojnë të kenë alternativa më të mira. Mesazhi është i qartë, zgjedhja më e mirë që një duhanpirës mund të bëjë është të heqë dorë pasi nuk ka asnjë produkt pa risk. Por sot ka produkte pa djegie, si IQOS, që reduktojnë deri në 95% komponentët e dëmshëm që janë qartazi alternativa më të mira. Duhen inkurajuar duhanpirësit të kalojnë në këto alternativa. E nëse kjo arrihet do të përmirësohet shpejt dhe shëndeti publik”, tha Di Giovanni.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar