Ulen lindjet dhe martesat në Kukës, qyteti që po plaket me shpejtësi

Qyteti i Kukësit është ndër qytetet e vendit që po rrezikon seriozisht plakjen e shpejtë të popullsisë. Emigrimi, pandemia e zgjatur dhe divorcet shikohen si shkaktarët kryesorë të fenomenit të plakjes së popullsisë.

Të dhënat nga zyrat e gjendjes civile në qytetin verior, flasin për ulje të numrit të lindjeve, martesave dhe shtim të rasteve të divorcit. Të dhëna këto që godasin shtyllën e një shoqërie, familjen.

Edhe divorcet janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit ku përveç faktorëve tradicionalë si grindjet, gjendja ekonomike apo tradhtia bashkëshortore është shtuar edhe mungesa për një kohë të gjatë e një prej bashkëshorteve.

Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 110 çështje për zgjidhje martese në Gjykatën e Kukësit, numër ky i lartë referuar numrit të popullsisë së këtij qytetit.