Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vriten 4 ushtarë në një bombardim në Ukrainën Lindore

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 17:44 | Bota
Vriten 4 ushtarë në një bombardim në Ukrainën Lindore

Katër ushtarë kanë vdekur dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një bombardimi në Ukrainën Lindore, ka thënë ushtria e vendit në një deklaratë.

Sipas saj, separatistët pro-Rusisë, të cilët kanë kontrolluar pjesë të mëdha të Ukrainës lindore që nga viti 2014, kishin shënjestruar një pozicion ushtarak ukrainas me mortaja, granatahedhës dhe mitraloza. Sulmi, në rajonin e Donetsk, shënon humbjen më të rëndë të jetës në rajon që nga viti 2019.

Ky sulm shënon fundin e një armëpushimi të mbajtur që nga korriku i vitit 2020, megjithëse tensionet midis forcave separatiste dhe ushtrisë ukrainase janë rritur në muajt e parë të 2021. Në vitin 2020, u vranë 50 ushtarë ukrainas, krahasuar me 100 një vit më parë.

Konflikti me separatistët në Donetsk dhe Luhansk ka lënë më shumë se 13 000 të vdekur dhe mbi 1.5 milion të zhvendosur, megjithëse dhuna është zvogëluar dukshëm që nga marrëveshjet e Minskut në 2015.

Besohet se Kremlini mbështet forcat separatiste në Ukrainën lindore me burime ushtarake dhe ekonomike, megjithëse e mohon atë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë