Zhvlerësimi i Lirës, Erdogan thirrje turqve: Investoni valutën dhe arin tuaj

KALENDARI 29 JANAR frame 2426 1100x620

Shkarkimi nga puna i guvernatorit të bankës turke nga presidenti Erdogan solli edhe një dëm të madh në ekonominë e vendit, pasi lira turke u zhvlerësua me 20 për qind.

Për t’i dhënë përgjigje kësaj situate,  Erdogan përdori popullin, të cilit i kërkoi që të investonte në vend të gjithë valutën e huaj dhe arin që zotëron.

“Mos i besoni ata që thonë se ne jemi të mbaruar, se jemi mbytur apo se po vdesim. Ne do të qëndrojmë të fortë përballë tallazeve”, tha ai.