Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Anija e bllokuar në Kanalin e Suezit pritet të zhvendoset gjatë ditës së sotme

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 08:34 | Bota

Anija e madhe me kontejner e bllokuar në Kanalin e Suezit mund të zhvendoset gjatë ditës së sotme, kanë thënë pronarët japonezë të anijes.

“Ever Given” u bllokua të martën në kanalin e Suezit, duke i detyruar kompanitë të ridrejtojnë anijet rreth Afrikës.

Bllokimi ka shkaktuar gjithashtu një bllokim të madh trafiku me më shumë se 200 anije në Detin e Kuq.

Zyrtarët japonezë njoftuannë një konferencë shtypi se ata ishin "duke vazhduar punën për heqjen e sedimenteve, me mjete shtesë të pastrimit".

Sipas tyre ekuipazhet shpresonin të zhvendosnin anijen të shtunën në mbrëmje me orën e Tokios, njoftoi gazeta Asahi Shimbun.

Anija me gjatësi 400 metra dhe 200,000 ton u përplas të martën në mëngjes për shkak të erërave të forta dhe një stuhie rëre që pengoi pamjen.

Rreth 12% e tregtisë globale kalon përmes kanalit 193 km, që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Evropës, pasi një rrugë alternative, rreth Kepit të Shpresës së Mirë në skajin jugor të Afrikës, mund të zgjasë dy javë më shumë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli