Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Arjan Sala “Dëshmor i Atdheut”, zv.ministri i Mbrojtjes: Gati për t’i dhënë statusin, presim ekspertizën dhe propozimin e prefektit

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 11:43 | Aktualitet

Komisioni Qendror i Statusit "Dëshmori i Atdheut" me porosi të kryeministrit është në gatishmëri për t’i dhënë titullin "Deshmor i Atdheut" shtetasit heroik, i cili humbi jetën duke shpëtuar jetë të tjera, Arjan Sala.

Lajmi është dhënë në mediat sociale nga Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili shkruan se “presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranës për të marrë vendim të menjëhershëm”.

https://a2news.com/2021/03/27/gjendet-trupi-i-pajete-i-32-vjecarit-qe-shpetoi-punonjesit-nga-zjarri-ne-magazine/

“Humbja e jetës së Arjan Salës, përveçse na shkakton dhimbje të papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e të tjerëve, do të bëhet! Janë gjallë bilbilenjtë!”.

https://a2news.com/2021/03/27/meta-mesazh-ngushellimi-per-arjan-salen-veteflijimi-i-tij-te-na-sherbeje-per-te-ndertuar-nje-shtet-me-njerezor/

Ndërkohë familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit për 32-vjeçarin i cili humbi jetën duke shpëtuar kolegët nga zjarri në magazinën e qendrës tregtare, do të zhvillohet sot në orën 14:00 në Bathore.

https://a2news.com/2021/03/27/kompania-e-sigurise-do-ti-propozoje-prefektit-te-shpalle-deshmor-te-atdheut-arjan-salen/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani