Barcelona në sulm për Lukakun, Interi “në mbrojtje”

Lukaku barca 1100x620

Ky sezon ka qenë vërtet special për belgun Romelu Lukaku, kurrë si gjatë këtë vit sulmuesi shtatlartë ka qenë protagonist për ekipin e tij, duke çuar Interin shumë afër fitores që mungon prej 10 vitesh.   

Por performancat e tij, që ka realizuar 25 gola në sezon, 19 vetëm në Serie A, po fillojnë të zgjojnë kuriozitetin e klubeve më të mëdha europiane.

Mes tyre, Barcelona duket më e interesuara. Klubi blaugrana vjet ishte gati të merrte sulmuesin tjetër zikaltër, Lautaro Martinez, por pista duket e ftohur tashmë, me “toron” që dëshiron të mbetet në Milano.

Ekipi i Mesit ka nevojë për një sulmues dominant, pas performancës zhgënjyese të francezit Antoine Griezman.

Trajneri holandez Koeman njeh Lukakun mirë, që kur e kishte tek Everton në vitin 2016, një nga sezonet më të mira për belgun me origjinë kongoleze.  

Sipas gazetës spanjolle El Mundo Depirtivo, sulmuesi mund të bëhet prioritet në qoftë se yje si Dembele por veçanërisht Leo Messi nuk do të rinovojnë me blaugranat, që po tentojnë t’i rrëmbejnë Realit edhe fenomenin Haaland, që mendohet se mund të shndërrohet në madridist.

Interi për momentin refuzon çdo ofertë për Lukakun, sidomos në një fund sezoni që mund t’i kthejë buzëqeshjen tifozëve zikaltër, por çështja e pronësisë kineze dhe bllokimi i investimeve të grupit Suning mund të hapë mundësi të ndryshme në fund të sezonit.