Basha në njësinë 11: Situata e vështirë do të ndryshojë më 25 prill

Kreu demokrat Lulzim Basha është ndalur në njësinë 11 në kryeqytet, ku u njoh nga afër me situatën ekonomike të qytetarëve dhe biznesit në këtë zonë të Tiranës. Sipas tij situata ekonomike dhe sociale në këtë zonë është shumë e vështirë, ndërsa biznesi rrezikon të shkojë drejt falimentimit.

“Ai mё mat taksën mua e mё thotë, unё taksat i kam zero. Ja taksat e bashkisë qё derdhen pёr njё vit. 170 mijë lekë me tre metër katror vend. Ja me kasë me të gjitha. Me të gjitha rregullat. Vetë i pesti këtu. Kam me qira këtu, qira në shpi, me kalamaj me të gjitha dhe s’do t’ia dijë i biri i botës. Thotë aty e ke kokën do të shtyp me këmbë thotë, edhe akoma del edhe thotë unë kam bërë mrekulli. Ku janë mrekullitë e  këtij personi? Unë jam shumë i irrituar me këtë njeri.” – u shpreh një qytetar tjetër”-ishin këto disa nga shqetësimet e një qytetari.

Basha theksoi se kjo situatë do të ndryshojë më 25 prill dhe kërkoi bashkimin e të gjithëve për të votuar më 25 prill

“25 është ditë ndryshimi! 25 është ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët! Është ditë shprese dhe besimi se Shqipëria ka shumë pasuri veç i kanë zënë dy veta, pesë veta, 10 veta për veten e tyre. Ne do i çlirojmë e do i japim oksigjen e frymëmarrje juve si sipërmarrje, familjeve shqiptare edhe fëmijëve shqiptarë. Kështu që të bëhemi të gjithë bashkë e të gjithë në kutin e votimit me 25 prill”-tha Basha.