Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

E ardhmja utopike sipas megastrukturave të viteve ‘60

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 19:53 | Lifestyle

Përgjatë viteve 1960 dhe 1970, arkitektët synonin të projektonin megastruktura që mund të strehonin komunitete apo edhe qytete të tëra. Këto struktura komplekse dhe sigurisht shumë të shtrenjta për t’u ndërtuar, shpesh ishin të frymëzuara nga idealet utopike.

Shumë megastrukturistë propozuan struktura urbane për të ardhmen, në të cilat një shoqëri moderne, me teknologji të lartë mund të riorganizonte mënyrën e saj të jetesës. Si koncepte arkitektonike, megastrukturat ishin të njohura në të gjithë botën, por shumë pak u realizuan. Kjo ndodhi edhe për shkak të përplasjes së mendimeve dhe interpretimeve nga shkolla të ndryshme arkitekturore.

Megastrukturat janë konsideruar shpesh si "marrëzi monumentale", i tillë ishte p.sh. propozimi i Mike Mitchell dhe Alan Boutwell, më 1969, për të ndërtuar një qytet të mbyllur për 1 miliard persona në Shtetet e Bashkuara, që të shtrihej në bregdet. Shembuj të tjerë të ngjashëm përfshijnë kompleksin e strehimit “Habitat 67”, në Montreal, apo edhe projektin e Kiyonori Kikutake "Qyteti detar", që imagjinonte kulla në formën e pemëve, në ishujt lundrues prej betoni që do të ndërtoheshin në brigjet e Japonisë.

Megjithëse megastrukturat nuk arritën të ndryshojnë shoqërinë ashtu si synonin këta vizionarë, propozimet e tyre frymëzojnë sot mënyrën se si ne e përshkruajmë të ardhmen, si në Tokë ashtu edhe më gjerë. NASA p.sh. ndjek shpesh idetë e tyre për të realizuar projekte që mund të lejojnë njerëzit në një të ardhme të jetojnë mes yjeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë