F1, Verstappen vë në radhë kampionët e Mercedesit

verstappen 600x338

Max Verstappen do të niset nga vendi i parë nesër, në Çmimin e Madh të Bahreinit, gara e parë e Botërorit të Formula 1.

Holandezi i Red Bullit la pas makinat Mercedes të Hamilton dhe Bottas, ndërkohë që Charles Leclerc, me Ferrari, do të niset nga vendi i katërt.

Ferraristi tjetër, Carlos Sainz, regjistroi kohën e tetë më të shpejtë dhe do të niset pas Gasly (Alpha Tauri), Ricciardo dhe Norris (McLaren).

Dhjetëshen e parë të provave zyrtare e mbyllin Fernando Alonso (Alpine) dhe Lance Stroll (Aston Martin).