Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gol-fantazmë i Cristiano Ronaldos, Serbia barazon 2-2 ndaj Portugalisë

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 22:52 | Futboll

Në grupin A të kualifikueseve të Botërorit, Serbia dhe Portugalia ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.

Kampionët në fuqi të Evropës shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Diogo Jota, i cili i shënoi të dy golat me kokë.

Por, në pjesën e dytë, futja në lojë e Radonjic ndryshoi lojën e vendasve dhe dy asistet e tij çuan në golat e Mitrovic dhe Kostic.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Cristiano Ronaldo goditi dhe topi duket sikur e kaloi tërësisht vijën fatale, por arbitri vendosi të mos akordonte gol. Në këtë fazë të eliminatoreve nuk ka VAR.

A2 CNN Livestream

Dita jonë