Kompania e Sigurisë do t’i propozojë Prefektit, të shpallë Dëshmor të Atdheut Arjan Salën

166136869 3878007008912210 8993322293905764856 n 600x338

Kompania e Sigurisë ku punonte 32-vjeçari Arjan Sala, i cili dha jetën për të shpëtuar kolegët e tij nga zjarri në magazinën e një qendre tregtare, do t’i propozojë Perfektit, Këshillit të Qarkut që t’i  jepet titulli i lartë “Dëshmor i Atdheut” dhe trupi i tij të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

“Ne si Kompani do t’i kërkojmë, propozojmë Perfektit, Këshillit të Qarkut që të jepet titulli i lartë Dëshmor i Atdheut dhe trupi jot të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Familjes së Arjanit, nënës, babait, fëmijës trevjeçar, gruas, vëllezërve e gjithë të afërmve të tij i shprehim ngushëllime për humbjen e madhe të Arjanit. Sot i mungon çdokujt heroi ynë”,

Përmes një postimi të ndjerë në Facebook, kreu i kompanisë së sigurisë, Erzen Breçani shprehet se çdo polici, qoftë kjo e shtetit apo private, do të donte të kishte në gjirin e saj një punonjës të tillë, që rrezikoi jetën e tij ëpr të shpëtuar të tjera jetë.

“Jemi krenarë që kishim në mesin tonë, që punuam për vite me radhë me një profesionist, me një hero si Arjani, me veprimin e tij mburret familja, ne, shoqëria dhe i gjithë opinioni kombëtar. Krenar për veprën tënde, për ty Arjan Salaj! Veprimi heroik që dhe jetën për shpëtimin e punonjësve të magazinës dhe të qindra qytetarëve ty të bën Dëshmor të Atdheut, që me veprimin tënd ashtu siç duhet të veprojë çdo punonjës Sigurie, detyrë që e kreve më së miri jo vetëm duke rrezikuar jetën tënde, por duke dhënë jetën tënde të shpëtosh jetën e shumë punonjësve e qytetarëve të vendit tënd. Do e kishte zili çdo polici si shteti, si privati edhe policitë e çdo vendi të Botës të kishte një njeri të tillë në gjirin e saj, një punonjës policie, i cili sakrifikoi veten për të tjerët, ti e kalon krahasimin e një polici që humb jetën në një operacion policor, pasi shpëtove shumë e shumë punonjës e qytetarë të vendit tonë”.