Manastirliu inspekton pediatrinë e re në QSUT: Standard i lartë, finalizohet më 15 prill

Manastirliu pediatri 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet për ndërtimin e objektit që do të  mirëpresë pediatrinë e re në QSUT.

Sipas ministres, pediatria do të ketë standarte të larta. “Është tërësisht i të njëjtit standard, siç kemi bërë kirurgjinë e re dhe siç po bëjmë edhe spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. Ambiente, jo vetëm që duket se ka standarde të larta, por edhe ambiente shumë miqësore për fëmijët. Besoj që deri nga 15 prilli ne e finalizojmë”, tha Manastirliu.

Spitali i ri Pediatrik është pjesë e projektit të modernizimit të QSUT, bashkë me Spitalin e ri të Kirurgjisë që ka përfunduar dhe Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme që është në ndërtim.