Meta: Shembja e Teatrit nuk do të amnistohet kurrë. Koha për drejtësi po afron!

auto teatri1589694098 600x338

Ditën Botërore të Teatrit, kreu i shtetit Ilir Meta, zgjodhi ta kujtojë me shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj të një viti më parë, duke përcjellë mesazhin se koha për drejtësi po afron. Ai tha se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës nuk do të amnistohet kurrë dhe mbi rrënojat e tij do të vendoset drejtësia.

“Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë dhe se mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët për mbi dy vjet, me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare.

Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!

KOHA PËR DREJTËSI PO AFRON!”, shkruan Meta, i cili poston edhe video nga shembja e Teatrit Kombëtar.