Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Meta: Të bëhemi barrikadë për këdo që cenon zgjedhjet. Ka përpjekje për të frikësuar votuesit

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 12:56 | Politikë
Meta: Të bëhemi barrikadë për këdo që cenon

Dy ditë pasi shpalli nismën “Denonco krimin zgjedhor”, presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që të bëhen të gjithë bashkë si barrikadë për të ndaluar çdo veprim të paligjshëm në lidhje me procesin zgjedhor. Nga Durrësi ai tha se rreziku i cenimit të votës është i pranishëm dhe kërcënues. Sipas tij ka një përpjekje të madhe për frikësimin e qytetarëve dhe votuesve.

“Nga sot na ndajnë vetëm 4 javë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 prillit, ndaj i ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen nismës “Denonco krimin zgjedhor” ku çdo qytetar duhet të denoncojë dhe demaskojë çdo veprim që shkel votën dhe minon procesin zgjedhor. Krimi zgjedhor dhunën vullnetit e zgjedhësit, vendos autokracinë, minon demokracinë duke shkelur kushtetutën. Rreziku i cenimit të votës është i pranishëm dhe kërcënues ndaj të gjithë bashkë të bëhemi barrikadë për të ndaluar këto veprime të shëmtuara dhe të papranueshme për këtë vend demokratik. I kam hapur rrugë kësaj nisme për një proces zgjedhor transparent të qetë dhe sipas standardeve europiane. E drejta e votës është më kruciale. Prej dy ditësh kemi vënë një dritare të re me moton “denonco krimin zgjedhor” çdokush të denoncojë fenomen negativ”.

Ai ftoi të gjithë qytetarët që të denoncojnë me zë dhe figurë cdo veprim të kundraligjshëm në lidhje me procesin zgjedhor. Meta theksoi se kushdo që prek votën do të ndëshkohet maksimalisht dhe do të jetë armik i vendit, pasi këtu luhen fatet e vendit për 100 vitet që vijnë.

“Ftoj qytetarët të mos hezitojnë e tremben, por të denoncojë me zë e figurë çdo veprim të kundraligjshëm, çdo veprim që përbën kanosje të zgjedhësve dhe shkelje të votës së qytetarëve. Të denoncojë çdo falsifikim që tentohet për materialin zgjedhor apo rezultatin e zgjedhjeve dhe çdo veprim që synon të dhunojë materialet zgjedhore. Kushdo që prek votën e lirë do të ketë ndëshkim, kush prek votën është armik i Republikës së Shqipërisë. Modeli i Shijakut e Dibrës na ka bërë që të jemi mbrapa sa të ëndërrojmë zgjedhje si në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut dhe të mbetemi peng i negociatave të BE. Të hapim një faqe të re për 100 vitet që do të vijnë ku vota nuk preket dhe kushtetuta vetëm këto garantojnë mbrojtjen e të gjitha të drejtave kushtetuese”.

I pyetur në lidhje me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim për kandidaturën e Tom Doshit, presidenti Meta tha se në këto zgjedhje, qytetarët kanë mundësi që të zgjedhin mes subjekteve politike edhe pse nuk u bë më e mira.

“Nuk kam asnjë arsye të shmangem nga çështja më e madhe që ka vendi. E dimë që kemi një histori të dhimbshme dhe kemi një ligj për dekriminalizimin. E dimë kush na detyroi që të bënim një ligj të veçantë dhe kush kandidoi ata persona. Në këto zgjedhje edhe pse nuk u bë më e mira përsëri qytetarët kanë mundësi jo vetëm të zgjedhin mes subjekteve politike, janë, ku kanë mundësi që të zgjedhin por kanë edhe mundësi brenda listës. Kanë mundësi të zgjedhin dhe të japin sinjalin për kandidatin që ata besojnë. Qytetarët të votojnë me bindjen e tyre dhe për alternativën që do ti përfaqësojë më mirë, por edhe për kandidatin apo kandidaten”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani