Nesër nis vaksinimi masiv, bëhet gati edhe sheshi “Skënderbej”

vaksina 3 1100x620

Nesër do të nisë vaksinimi masiv në vendin tonë. Për këtë arsye, mbrëmjen e së shtunës nisi edhe ngritja e stendave në sheshin “Skënderbej”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se objektivi është që të kryhen deri në 10 mijë vaksinime në ditë.

“Objektivi në këtë fazë është që të kryejmë 10 mijë vaksinime në ditë. Janë bërë lajmërimet dhe do të bëhen çdo ditë. Qytetarët do të lajmërohen se ku do ta bëjnë vaksinën dhe në cilën orë. Që nga dita e hënë, në e-Albania qytetarët do të kenë mundësi që të bëjnë aplikimin për marrjen e vaksinës”, u shpreh Manastirliu.