Nuk ka paqe në Adriatik, tërmet i fortë përballë brigjeve italiane

Termet 1 1100x620

Nuk qetësohet Adriatiku. Pas lëkundjes së orës 14:00 të magnitudës 3.4 në afërsi të bregdetit shqiptar, pak minuta më parë u regjistrua një lëkundje shumë më e fortë, që sipas Qendrës Sizmiologjike Mesdhetare Europiane EMSC, ishte e magnitudës 5.9.

Epiqendra ndodhet rreth 70 kilometra nga brigjet italiane të Puliës, por sipas dëshmive është ndjerë edhe në Marke dhe Kampania, por edhe në Kroaci.

Edhe në këtë rast, nuk ka informacion paraprak për dëme, ndërkohë që tërmeti kishte thellësi 40 kilometra, dicka që e ka ulur disi ndjeshmërinë efektive te popullsia që banon në afërsi.

Në zhvillim…