Parashikimi i motit: 27 mars 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Paraditja e kësaj të shtune vijon e kthjellët në të gjithë territorin, por mesdita sjell vranësira në veri, të cilat gradualisht pasdite shtrihen në qendër dhe jug të Shqipërisë. Mbrëmja dhe nata sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit, për shkak të qarkullimit jugor të masave ajrore në Ballkan, shënojnë një rritje me 2-3 gradë në të dy vlerat ditore, vlerat e mëngjesit në territor luhaten nga 0 në 10 gradë, ndërsa gjatë mesditës termometri maksimal luhatet nga 8 gradë në zonat malore deri mbi 17 gradë Celcius në disa qytete të Shqipërisë.

Era do të vijojë të fryjë e lehtë dhe rrallë herë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi jugor gjatë gjithë ditës, ndërsa në brigjet e Adriatikut e Jonit dallgëzimi do të jetë rreth 2 ballë.