Rama: Inaugurimet nuk janë për vota, kantiere të hapura herët

Sfida e mandatit te tretë është uji 24 orë në vend. Një shembull se kjo do të nodhë, kryeministri Edi Rama tha se është ujësjellësi i Krujës, ujin e të cilit nuk e menduan të mos e pijnë edhe në të njëjtën grykë shisheje kandidatët e Qarkut të Durrësit, kryeministri dhe ministrja Milva Ekonomi.

Në këndin e fjalës në Krujë, që çoi drejt fundit aktivitetin elektoral të kryeministrit në ditën e dytë të fushatës në këtë qark, kryeministri tha se nuk kanë vend pretendimet se po bëhen inaugurime për vota.

Shndërrimi i Portit të Durrësit në një port turistik, sipas kryeministrit, do të ketë impakt në të gjithë qarkun: “Jam i bindur që edhe Shijaku do të jetë zonë mbështetëse, sikundër ka qenë Kruja, dhe do të përfitojë shumë nga prurjet e mëdha që do të sjellë porti turistik. Sepse ata turistë do të kërkojnë me patjetër të lëvizin në pellgun përreth”.

Kryeministri Rama tha se kanë nisur të ndihen edhe efektet e rindërtimit. Më herët, ishte edhe në Fushë-Krujë, ku tha se 128 shtëpi individuale do të jenë gati deri në maj dhe 15 pallate në vjeshtë.