Rama: Së shpejti, 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian

rama telefoni 1100x620

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, bëri me dije se së shpejti, “651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian”.

“Një LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Më në fund”, shkruan Rama në rrjetin social.