Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama viziton qendrën e vaksinimit në Shijak dhe investimet për rindërtimin

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 13:40 | Politikë
Rama viziton qendrën e vaksinimit në Shijak dhe investimet për

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të shtunë në Shijak, ku po vijon procesi i vaksinimit të mësuesve, ndërkohë që njoftoi se nga nesër nis vaksinimi masiv për personat mbi 70 vjeç. I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ai vizitoi në një nga qendrat e vaksinimit, në Shijak.

Më pas, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana u njoh nga afër me investimet e kryera në zonë dhe me punimet e zhvilluar në kuadër të procesit të rindërtimit, ku vizitoi shtëpitë individuale të rindërtuara, pas u shkatërruan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

“Kemi mbaruar edhe me rikonstruksionin e pallateve. Janë rikonstruktuar të gjithë pallatet në qendër dhe falë rikonstruktimit tani gjithë bizneset janë të hapura. Në të gjithë qytetin e Shijakut ka nisur procesi i rindërtimit të 30 pallateve dhe shumica e tyre janë në katin e parë të dytë dhe të tretë. Brenda muajit gusht, shumica prej tyre do të jetë e përfunduar dhe një pjesë tjetër në muajin tetor, nëntor” - informoi kryebashkiaku Arbana.

A2 CNN Livestream

Dita jonë