Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Reja në prag të Anglisë: Kumbulla i dëmtuar, por kam besim tek mbrojtja

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 14:36 | Futboll
Reja në prag të Anglisë: Kumbulla i dëmtuar, por kam besim

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp në prag të sfidës prestigjioze me Anglinë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit në Katar.   

Italiani zyrtarizoi faktin që mbrojtësi Marash Kumbulla nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e ardhshme, për shkak të një dëmtimi në gju. Ndërkohë Reja tregon vlerësim për mbrojtjen, ku Gjimshiti do të pozicionohet në qendër.

“Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje. Në mbrojtje kemi edhe zgjedhje të tjera. Përveç Kumbullës, kemi Gjimshitin, Ismajlin dhe Veselin. Mendoj se në qendër do të luajë Gjimshiti, mendoj se mund të neutralizojë Kejnin”, ishin fjalët e teknikut.

Reja foli edhe për sulmuesin Armando Broja, në një sfidë të veçantë për të, q ka lindur në Londër. “Për Brojën, do vlerësoj, ai mund ta fillojë edhe si titullar. Ai e njeh mirë Anglinë dhe mund të na japë një dorë shumë të rëndësishme për nesër. Por përveç Brojës, kemi Cikalleshin dhe Manajn”.

Nëkonferencë ishte edhe kapiteni Etrit Berisha, qëvlerësoi kundërshtarin anglez. “Anglia është një ekip shumë i mirë, një nga më të mirët në botë, presioni nuk është aq i lartë si ndaj atyre me kundërshtar direkt, do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë që të dalim edhe me pikë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani