Shembet një ndërtesë në Kajro, 8 të vdekur dhe 24 të plagosur

Të paktën 8 persona humbën jetën dhe 24 të tjerë u plagosën këtë mëngjes pas shembjes së një ndërtese, ka të ngjarë nga një shpërthim në një baxho në katin përdhes në një zonë të njohur të Kajros, njoftoi guvernatori.

“Zyra operacionale e krizave të guvernatorit u informua në orën 3:00 të mëngjesit për shembjen e një ndërtese të përbërë nga një bodrum, një kat përdhes dhe 10 kate” në rrethin Gesr Suez, në lindje të Kajros, thuhet në deklaratë.

Por bilanci përfundimtar mund të jetë më i rëndë. “Khaled Abdel Aal, guvernatori, menjëherë shkoi në vendin e aksidentit i shoqëruar nga forcat e mbrojtjes civile”, vijon deklarata. Ai urdhëroi “formimin e një komiteti ekspertësh” për të inspektuar ndërtesat përreth dhe për të vlerësuar dëmet e aksidentit.

Supozohet se shembja ka ndodhur për shkak të një shpërthimi në një fabrikë të vendosur në katin përdhes. Forcat e Mbrojtjes Civile vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kërkuar viktima të tjera nën rrënoja.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 37 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 37 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 37 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit