Shqipëri-Angli, tribunat e stadiumit nuk do të jenë bosh. Mbushen me… reklama

arena naten 1100x620

Tribunat e Arenës Kombëtare janë mbushur me reklama, duke vulosur kështu faktin se në ndeshjen e nesërme Angli-Shqipëri nuk do të ketë asnjë tifoz.

Edhe pse kishte fare pak shpresa që të kishte disa mbështetës kuqezi (FSHF kishte kërkuar mbushje të stadiumit deri në 30% për këtë supersfidë), fotoja tregon se tribunat janë rezervuar për reklama, siç bëhet në Premier League.

Foto nga Alket Islami