Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vaksinohen në Kukës 208 mjekë e infermierë të Kosovës

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 14:38 | Aktualitet
Vaksinohen në Kukës 208 mjekë e infermierë të

Të shtunën në mëngjes në qytetin e Kukësit ka nisur vaksinimi i 208 bluzave të bardha nga Kosova. Kryetari i Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës Blerim Syla deklaroi se me këtë kontigjent përmbyllim vaksinimin e 500 mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë të Kosovës, ndërsa ka falënderuar qeverinë dhe punonjësit shëndetësorë të Kukësit për organizimin dhe zhvillimin normal të proçesit të vaksinimit që sipas tij deri më tani ka vijuar normalisht, ndërsa bluzat e bardha që u vaksinuan javën e kaluar nuk janë ankuar për efekte anësore të vaksines AstraZeneca që morën në Kukës.

I pyetur se a do të realizohet premtimi i kryeministrit Rama për vaksinimin e 11 mjekëve të Kosovës në një kohë kur Kosova pret ardhjen e dozave të para të Covax, Syla tha se “shpresoj që 2 ministri të bashkëpunojnë dhe se çdo mendje e shëndoshë duhet t’i shfrytëzojë këto vaksina pasi Kosova ka nevojë për 11 mijëvaksinat e premtuara nga Rama.

Edhe këtë radhe ashtu si javën e kaluar vaksinimi i mjekëve u bë në mënyre të organizuar, ndërsa bluzat e bardha që u vaksinuan u shprehën se vaksinimi ka shkuar normal dhe nga bisedat me kolegët qe u vaksinuan javën e kaluar nuk kanë mësuar se kanë patur efekte anësore. Ata shprehen se po erdhi vaksina në Kosovë ne do vijmë, do vaksinohemi përsëri në Kukës për dozën e dytë.

Javën e kaluar sipas njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës janë vaksinuar 292 mjekë dhe punonjës shëndetësorë të vijës së parë në parandalimin e pandemisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë