Vijon ardhja e klandestinëve, arrestohet një 28-vjeçar që i transportonte drejt Tiranës

policia 1100x620
Pamje arkivi

Duket sikur fenomeni i emigracionit klandestin në vendin tonë nuk resht edhe në kohë pandemie.

Forcat e rendit kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Gramshi, i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.

I arrestuari është ndaluar në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar drejt Tiranës 5 shtetas të huaj që kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Gjatë ndjekjes, 28-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, por u kap dhe neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.