Dy adoleshente vrasin taksistin, e sulmojnë me elektroshok

Dy vajza adoleshente janë akuzuar për vrasjen e një shoferi taksie mbrëmjen e së martës.

Sikurse njoftojnë autoritetet, Mohammad Anwar, 66 vjeç, nga Springfield, u vra pranë Nationals Park në Uashington.

Vajzat e moshës 13 dhe 15-vjeç e sulmuan Anwar me një paisje elektroshoku, gjë që çoi në një aksident në të cilin ai gjeti vdekjen, tha Departamenti i Policisë në një deklaratë.

Vajzat akuzohen për vrasje të shkallës së parë dhe vjedhje makinash me armë.