Ekstradohet nga Kroacia 28-vjeçari, i dënuar me 13 vjet burg

tirane policia 1 1100x620

Interpol Tirana bën me dije se ka ekstraduar nga Kroacia drejt vendit tonë shtetasin Xhino Aliço, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

28-vjeçari nga Lushnja është dënuar me 13 vite burg nga gjykata e këtij qyteti për vrasje në bashkëpunik, të mbetur në tentativë.

5 vite më parë, në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës,  Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. Aliço, plagosën me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.