Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fitore 8-0, Danimarka nuk ka mëshirë në eliminatore. Spanja mposht Gjeorgjinë

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 19:57 | Futboll
Fitore 8-0, Danimarka nuk ka mëshirë në eliminatore. Spanja

Danimarka ka mposhtur Moldavinë 8-0 në ndeshjet e dyta eliminatore për Botërorin Katar 2022, duke u treguar e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve.

Kombëtarja vikinge realizoi 5 gola në pjesën e parë, ndërsa 3 të tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Kjo është fitorja e dytë për Danimarkën, pasi 3 ditë më parë fitoi 0-2 në Izrael.

Ndërkohë, edhe Spanja ka marrë fitoren e parë në këto eliminatore pas barazimit 3 ditë më parë ndaj Greqisë, 1-1.

Spanjollët arritën të përmbysin rezultatin në transfertë ndaj Gjeorgjisë. Vendasit e mbyllën pjesën e parë 1-0, por pësuan dy gola në pjesën e dytë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli