Fusha e “Air Albania” në gjendje të shkëlqyer para Anglisë

stadiumi air albania para ndeshjes me angline 1100x620

Në orën 18:00 Shqipëria do të ndeshet me Anglinë, në takimin e dytë në grup të vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror.

Fusha e stadiumit “Air Albania” duket në një gjendje të shkëlqyer në prag të kësaj sfide. Terreni i stadiumit pati probleme në ndeshjet e tij të para pas hapjes, por muajt e fundit u vendos ndriçim artificial, e cila duket se ka dhënë efekt për rritjen e cilësisë së tapetit.

Pamja e stadiumit duket spektakolare. Edhe pse tifozët janë një mungesë e madhe për Kombëtaren në këtë sfidë, ata nuk kanë mundur të qëndrojnë pa vendosur një banderolë të madhe pas porte, në mbështetje të Shqipërisë. “Sytë dhe zemrën te ju”, shkruhet në banderolën e vendosur nga Tifozët Kuq e Zi në stadium”.

Në këtë ndeshje, Reja ka bërë 5 ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e 3 ditëve më parë. Ndaj “Tre Luanëve” do të zbresin në fushë nga minuta e parë: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Uzuni, Laçi, Bare, Memolla dhe në sulm do të jetë Cikalleshi e Armando Broja.

Reja pritet të luajë me skemën e tij të preferuar 3-5-2.

Shqipëria vjen në këtë takim pas fitores 0-1 në fushën e Andorrës, me gol të shënuar nga Lenjani, i cili nuk do të jetë në formacion në këtë sfidë të dytë në grup, ndërsa Anglia mposhti San Marinon me rezultatin 5-0.