Gaboi te goli i dytë, Gjimshiti: Duhet të bënim më shumë, por jemi një grup i mirë

WhatsApp Image 2021 03 28 at 19.48.21 1100x620
Ismajli 4.5 – Me shumë presion dhe emocion që nga momenti i parë. Gabime të dukshme në vendosje dhe shumë pak siguri për të nxjerrë topin

Berat Gjimshiti ishte një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares në humbjen 0-2 ndaj Anglisë edhe pse gaboi te goli i dytë i kundërshtarëve.

Pas ndeshjes, ai u shpreh se i gjithë ekipi duhet të kishte bërë më shumë në këtë takim. “Ndjehem mirë me performancën deri te gabimi, pasi nuk duhet të rrezikoja në mes. Jam i lumtur që kemi formuar një grup shumë të mirë, me lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Besoj se në këto ndeshje duhet përqendrimi. Dy gabime na ndëshkuan me dy gola. Niveli në Europë, apo ndeshjet në Champions të ndihmojnë shumë të përballesh edhe me lojtarë si të Anglisë, të cilët janë shumë të fizikshëm”, tha Gjimshiti.

Pas ndeshjes, ai u shpreh se atmosfera nuk ishte edhe aq e mirë në dhomat e zhveshjes. “Pasi u desh ta përballonim këtë kundërshtar me shumë vetëbesim. Besoj se kishim mundësi të krijonim më shumë raste nëse do të luanim me shumë vetëbesim. Kemi pasi mundësi të bënim shumë më mirë”, tha Gjimshiti.