Hilary Duff sërish nënë, zbulon emrin e vajzës

Untitled collage 80 1100x620

Aktorja e famshme amerikane Hilary Duff dhe partneri i saj Matthew Koma janë bërë sërish prindër.

Duff njoftoi se me 24 mars erdhi në jetë vajza e tyre, të cilën kanë vendosur ta quajnë Mae James Bair.

 “Mae James Bair,  të duam bukuri. 24 mars 2021,” shkruan ish-ylli i Disneyt në një fotografi ku shfaqet ajo dhe vajza e saj, brenda një vaske me ujë me të porsalindurën, ndërkohë që bashkëshorti dhe djali 8-vjeçar, Luca, qëndrojnë aty pranë.

Më herët Hilary i habiti të gjithë kur tha se gjatë çdo shtatzanie ndihet fajtore sepse nuk arrin t’i zbulojë ose parandjejë gjinitë e fëmijëve të saj, teksa i ka ende në bark.

“Duhet ta dija, është brenda trupin tim. Është fëmija im.”, deklaroi ajo në një intervistë.