Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ibrahimovic largohet me dy asiste nga Prishtina, Kosova mposhtet 0-3 nga Suedia

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 22:36 | Futboll
Ibrahimovic largohet me dy asiste nga Prishtina, Kosova mposhtet 0-3 nga Suedia

Kosova nuk ka mundur të bëjë thuajse asgjë në ndeshjen eliminatore të vlefshme për Kupën e Botës Katar 2022 ndaj Suedisë, ku u mund me rezultatin 0-3.

Zlatan Ibrahimovic ka rigjetur veten edhe në kombëtare, edhe pse është gati 40 vjeç. Ai realizoi dy asiste ndërsa u zëvendësua pak pas minutës së 60 në këtë sfidë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 0-2, ndërsa në 45 minutat e dyta suedezët shënuan edhe një tjetër gol me 11-metërsh.

Ndërkohë, Kosova arriti të krijojë pak raste për shënim në këtë ndeshje, duke mos lënë asnjë gjurmë. Kjo ishte ndeshja e parë për Kosovën në këto eliminatore të Botërorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë