Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Itali e Gjermani perfekte, hapa të sigurt drejt Botërorit

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 22:37 | Futboll
Itali e Gjermani perfekte, hapa të sigurt drejt Botërorit

Edhe ndaj Bullgarisë, po ashtu si 3 ditë më parë ndaj Irlandës së Veriut, Italia ka arritur të marrë një rezultat të pastër 2-0.

Të kaltrit e drejtuar nga Mancini, nuk i lanë thuajse asnjë shans vendasve bullgarë. Belotti shënoi me penallti në fundin e pjesës së parë, ndërsa në minutën e 83-të, Locatelli realizoi edhe golin e dytë.

Po ashtu, edhe Gjermani mori tre pikët në transfertë ndaj Rumanisë, ku fitoi me vetëm një gol, të cilin e realizoi sulmuesi i Bayern, Gnabri.

Pas dy ndeshjeve të para në grupe, dy kombëtaret, superfuqi në futbollin Europian, kanë hedhur hapa të sigurt drejt kualifikimit në Botërorin e vitit të ardhshëm, i cili pritet të zhvillohet në Katar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani