Lewandowski, “makineri” golash, ka realizuar 16 herë në 10 ndeshje radhazi

Lewandowski robert poland bayern 1100x620

Bundesliga, Champions apo eliminatore me Kombëtaren, për Robert Lewandowski nuk ka asnjë ndryshim. Ai di vetëm të shënojë.

Ylli polak është një “makineri” golash dhe këtë e ka treguar edhe në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren e Polonisë, e cila është edhe kundërshtare e kuqezinjve në grupin e eliminatoreve të botërorit.

32-vjeçari ishte autor i dy golave në fitoren 3-0 të Polonisë me Andorrën, ndërsa realizoi edhe në barazimin 3-3 ndaj Hungarisë.

Lewandowski është me të vërtetë një sulmues i frikshëm për mbrojtësit kundërshtarë, në 10 ndeshjet e fundit, ai ka arritur të gjejë të paktën një herë rrugën e rrjetës, në të cilat në total ka arritur të shënojë 16 gola. Deri në këtë fazë të sezonit, sulmuesi i Bayern ka arritur të shënojë 43 gola në 33 ndeshje.

Ndeshja e parë mes Polonisë dhe Shqipërisë në grup do të zhvillohet më 2 shtator.