Makina përplas dy këmbësorë në Lushnje

aksident naten 1100x620
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lushnje, ku dy këmbësorë janë përplasur nga një automjet.

Policia bën të ditur se rreth orës 20:00, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, shtetasi R. Ç., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit T. A., 34 vjeç dhe D. S., 22 vjeçe.

Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.