Nis Botërori i Formula 1, Hamilton e nis atje ku e kishte lënë, triumfon në Bahrein

2 53 1100x620

Nisi nga Bahreini, kampionati i ri Botëror i Formula 1. Në një betejë spektakolare me Maks Vershtapen të Red Bull, Luis Hamilton ja doli të triumfojë dhe të regjistrojë fitoren e parë të këtij sezoni.

Kampioni i Botës në fuqi, u nis nga vendi i dytë dhe pas 56 xhirosh me parakalime të njëpasnjëshme, piloti holandez arriti të kalojë i pari vijën e finishit, ndërkohë që Vershtapen e ndanë shumë pak nga vendi i parë.

Valteri Bottas, piloti tjetër i Mercedes, mbylli podiumin në Bahrein. Vetëm vend i gjashtë për Shar Lekler, me Ferrarin që sikurse një vit më parë, e sheh veten në vështirësi sa i përket makinës edhe këtë edicion. Piloti tjetër i kokëkuqes, debutuesi Carlos Sainz e mbylli Çmimin e Madh të Bahreinit vetëm në vendin e tetë.