“Një ndeshje e ëndërruar që fëmijë”, Hysaj: Lojtarët duhet të kishin më shumë dëshirë

m5 4 600x338

“Është një nga ndeshjet që e kemi pritur që fëmijë, por duhet ta kishin shfrytëzuar më mirë këtë takim. Disa gjëra u realizuan, por lojtarët duhet të kishin më shumë dëshirë, duhet të ishin më të qetë, më të lirshëm”.

Kështu u shpreh Elseid Hysaj pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë në “Air Albania”. Ai u shpreh se përballë ishin lojtarë nga më të mirët në botë dhe këtu përmendi edhe lojtarin që iu desh të markonte gjatë gjithë lojës.

“Sterling është një lojtarët më të mirë në botë dhe besoj se e kam arritur ta mbaj”, tha Hysaj.

Ndaj San Marinos duhet të jemi më sulmues, tha më tej shkodrani.