Pak para përballjes me Shqipërinë, yje të kombëtares angleze probleme me ligjin

41027750 0 image a 142 1616890783167 600x338

Pak orë përpara përballjes me Shqipërinë në eliminatoret e Botërorit 2022, disa nga lojtarët kryesorë të Anglisë kanë marrë lajme të këqija nga vendi i tyre.

Harry Kane, Sterling dhe shumë futbollistë të tjerë janë përfshirë në një hetim nga zyra e taksave në Britaninë e Madhe, e cila kërkon prej tyre të kthejnë një pjesë të fitime siç e parashikon ligji.

Hetimi bazohet në lidhje me paratë e fituara nga e drejta e imazhit, të cilat paguhen nga Federata Angleze e Futbollit.

Sipas asaj që raporton The Sun përfaqësuesit e federatës dhe avokatët e lojtarëve u takuan me zyrën e taksave, e cila iu kërkoi që të gjitha pagesat të taksohen siç duhet.

Marrëveshjet rreth të drejtave të imazhit e bëjnë Federatën Angleze të paguajë yjet e saj më të njohur për të marrë pjesë në aspektet promovuese dhe komerciale të përfaqësimit të ekipit kombëtar.

Lojtarët e “3 Luanëve” do të marrin secili rreth 100,000 paund në vit në këmbim të imazhit që përdoret në fushatën e promovimit.