“Plaçkitet” Beyonce, dëmi mbi 1 milion dollarë

beyonce 1100x620

Këngëtarja e njohur Beyoncé ka rënë pre e një grabitje nga disa persona të panjohur, të cilët kanë marrë shumë veshje dhe objekte luksi nga diva e muzikës pop.

Nga sa raportohet hajdutët kanë plaçkitur 3 depozita të Beyonce në Los Angeles, duke marrë prej atyre sende me vlerë rreth 1 milionë dollarë. Policia ka nisur një hetim për rastin në fjalë, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

Sipas TMZ, hajdutët kanë hyrë dy herë që nga fillimi i marsit në depozitat e marra me qira nga shoqëria e yllit të muzikës, “Parkwood Entertainment”.

Disa kohë më parë edhe këngëtarja Miley Cyrus ra pre e një grabitje të ngjashme, ku persona të paidentifikuar i plaçkitën depozitat duke i marrë veshjet dhe foto të familjes.