Procesi i rindërtimit, Rama: Apartamentet do vonojnë më shumë se banesat individuale

Nën praninë e kryeministrit Rama, në Bashkinë e Tiranës janë firmosur kontratat e porosive përfamiljet e para që do të marrin apartamentet në lagjen e re në Kombinat.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri deklaroi se procesi I ndërtimit të apartamentevedo të zgjasë më shumë në kohë se banesat individuale, për shkak të procedurave.

“Ata që do të marrin apartamente do të presin pak më gjatë. Nuk mund të ndërtohen pallate dhe lagje me shpejtësinë që ndërtohen shtëpitë individuale në fshatra. Ndërkohë është shumë e rëndësishme ti mbrojmë nga hienat, spekullantët dhe fallxhoret e Kombinatit. Keni një kontratë si me një sipërmarrës që bën pallate.”, u shpreh Rama.