Publikohen momentet e aksidentit tragjik në Egjipt ku u përplasën dy trena

32 persona u raportuan të vdekur, ndërsa rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti tragjik të përplasjes së dy trenave të premten në Egjipt.

“Daily Mail” ka publikuar momentin kur dy trenat u përplasën me njëri tjetrin, ndërsa disa vagonë dolën nga shinat nga goditja e fortë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në provincën Sohag. Persona të paidentifikuar kanë aktivizuar frenat e emergjencës duke bërë që treni të ndalojë, ndërsa më pas një tjetër u përplas me atë nga prapa.

Aksidentet në hekurudha kanë qenë të shpeshta gjatë viteve të fundit në Egjipt. Ekspertët fajësojnë infrastrukturën e dobët.